“Do ju sajdisja me një kafe, SPAK i bën të mira!”, Xholi i përgjigjet pyetjes

11 Dhjetor 2025 | 10:30

Gjatë seancës së intervistimit të kandidatëve për drejtimin e SPAK, anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arta Mandro, i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Adnan Xholit, një prej pretendentëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Mandro kërkoi të dinte se si Xholi do të garantonte pavarësinë institucionale në rast se, pas votimit, ajo do t’i drejtohej me një çështje personale:

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?”

Xholi theksoi se para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se vendimmarrja do të mbetet e bazuar vetëm në kritere profesionale.

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, e bëjnë të mirë.

Pasi Mandro sqaroi se nuk konsumon kafe, kandidati reagoi shkurtimisht:

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare.

Xholi: Akoma më mirë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026