“Do kemi zhvillime nga SPAK”, gazetari: Katër dosje janë drejt përfundimit
Gazetari Poli Hoxha tha se së shpejti pritet të ketë zhvillime nga SPAK në politik. Sipas tij, pas këtyre zhvillimeve elektorati do e ketë më të qartë se për kë të votoj.
I ftuar në Euronews Albania ai ka numëruar katër dosje të SPAK të cilat pritet të jenë drejt përfundimit, ku janë të përfshirë emra që momentalisht janë duke bërë fushatë për zgjedhjet e 14 majit duke kërkuar që të votohen.
“Ky proces po zhvillohet në disa rrugë, po zhvillohet sidomos në rrugën penale. Do kemi zhvillime nga SPAK te politika, te korrupsioni. Shumë shpejtë do të jemi më të qartë se për kë duhet të votojmë. SPAK nuk është bërë për politikanë që kanë kryer korrupsion dhe po shijojnë plaçkën, por për fat të keq, për politikanë që nuk ikin nga skena, madje mbajnë politikën peng. Aktualisht ke katër dosje që janë drejt përfundimit dhe janë të nxehta.
Një që është drejt përfundimit është dosja e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj, drejt përfundimit është një dosje jashtëzakonisht e nxehtë ku është brenda zotin Meta, zotin Shkëlzen Berisha, ke brenda dhe Edi Ramën, sepse nuk është vetëm privatizimi por edhe gjyqi i famshëm me një dëm rreth 90 milionë euro. Është dosja e inceneratorëve, ku vërtet është ndarë Ahmetaj dhe besoj se shumë shpejt do ketë lëvizje të forta, po edhe këtu ke komplet Kryeministrin dhe komplet lidershipin e rilindjes. Po ti shikosh këta, dhe Erjon Velinë që e ke kandidatë, kandidatin e fierit të Partisë Socialiste, janë ata që na thërrasin për votim. Kjo është situata në Shqipëri”,-tha gazetari Poli Hoxha.
LEXONI GJITHASHTUL:
- “PD e Alibeaj e shikoj si një filiz”, gazetari: Nuk do fitonin as po të ishin bashkë
- Sot Kombëtarja në fushë për Euro 2024, Silvinjo nuk i trembet polakëve
- “Flutura na ndaloi në trup”, artistja: Shenjë nga dikush që kishte ndërruar jetë
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë