‘Do loboj fuqishëm’, Berisha tregon ligjin: Mënyra që Rama të dalë para drejtësisë

28 Tetor 2022 | 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt do të publikojë ligjin që përjashton nga parashkrimi i veprave penale, kryeministrat dhe ministrat.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pyetur nga Euronews Albania, Berisha u shpreh se do lobojë fuqishëm dhe se në javët në vijim do e depozitojë në Parlament.

“Do të ishte këtu sot para jush, po dolën charterat e Edi Ramës, që bëri lajm botëror. Ligji është gati, para se të dorëzohet, do paraqitet para jush. Të hënën do paraqitet para jush dhe javët në vazhdim do të dorëzohet në Parlament. Do loboj fuqishëm, nuk e bëj për asgjë, por me ndërgjegjen dhe bindjen më të thellë, se pa këtë ligj, ky vend po shkatërrohet nga korrupsioni.

Në vitin 2012, ne hoqëm imunitetet për korrupsionin, por heqja e imuniteteve nuk ka prodhuar efekt, pasi e ka futur drejtësinë në xhep. Atëherë kam menduar se për t’i bërë detyruar të thërrasin mendjen atyre kryeministrave dhe ministrave që vjedhin pasurive, do të vendosim një nen për parashkrimin. Kur të ikë nga kryeministër dhe të pushojë së kontrolluari drejtësinë, të rriten shanset për shqiptarët që ai të dalë para ligjit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026