“Do merrnin apartamente dhe dyqane”, Ferhati: Pse i nxorën levat ndaj avokatit

29 Maj 2024 | 21:56

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga 4 persona mëngjesin e sotëm në zonën  e ish-Bllokut në Tiranë. Policia tha se ka identifikuar 4 agresorët, 1 nga të cilët është vetëdorëzuar ndërsa për 3 të tjerët në kërkim policia ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm.

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se personat që e dhunuan ishin klientë të avokatit, çështjen e pronësisë të të cilëve ai e kishte fituar.

Ai shpjegoi se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të akumuluar mes palëve, pasi trashëgimtarët, pasi fituan gjyqin nuk pranonin t’i jepnin avokatin përqindjen në pronën e fituar prej tyre, që më parë e kishin pranuar përmes një kontrate.

“Është një ngjarje që është një konflikt i akumuluar prej shumë muajsh. Shtetasi Dritan Nano që është ndaluar me iniciativë nga policia është një nga trashëgimtarët e përmendur në konferencën për shtyp nga drejtori i policisë. Mëngjesi kishte nënshkruar një kontratë me trashëgimtarët e një prone që ata e pretendonin për ta përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, që në rast se do të fitojë avokati do përfitojë X për qind të pronës. Bëhet fjalë për një pronë me interes të lartë në një zonë të lakmuar pranë Liqenit Artificial ku këta trashëgimtarë do përfitonin dyqane, apartamente dhe në bazë të kontratës avokati do përfitonte X për qind të këtyre pronave. Pasi fitohet i gjithë procesi në të gjitha shkallët, trashëgimtarët nuk bien dakord me kontratën, ka pasur disa takime gjatë muajit të fundit ku trashëgimtarët nuk kanë qenë dakord dhe avokati nuk është tërhequr nga e drejta e tij”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026