“Do rrëfej 11 vrasje”- Pse u vra Edmond Mustafa nga banda ku ai bënte pjesë

28 Shkurt 2024 | 16:19

Hetuesit malazez besojnë se vrasja e 29-vjeçarit shqiptar Edmond Mustafa, lidhet me përplasjest mes bandave në vendin fqinj.

Në lidhje me vrasjen u arrestua 27-vjeçari Dino Ibrahimović,  një pjesëtar i klanit mafioz Skaljar, ku prej 10 vitesh kishte aderuar dhe vetë shqiptari

Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.

Banda e Tivarit ku bënte pjesë shqiptari udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur.

Pas vdekjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë duke dalë nga grupi Skaljar.

Vijesti shkruan se ai kishte rënë dakord që të denonconet krimet e kryera nga lideri i klanit Skaljar, Jovan Vukotiç, ku përfshihen vrasje në të cilat dhe ai vetë ka marrë pjesë.

Përpjekjet për kthimin e Mustafës në të penduar të drejtësisë u zbuluan nga përgjimet e aplikacioneve SKY, ku efektivët i raportonin liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver rastin.

Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë

Shqiptari u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Tivarit paraditen e të martës nga një pjesëtar i bandës ku ai bënte pjesë. Autori Dino Ibrahimoviç u largua fillimisht me skuter, por u kap disa orë më vonë nga policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026