“Do shkulin varrezat të bëjnë pallate”| Klosi: Vetëm Berisha mund t’i mendojë këto

11 Maj 2023 | 15:32

Blendi Klosi ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku u është përgjigjur disa akuzave të bëra më herët nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa sipas së cilës Partia Socialiste ka dërguar në Sarandë bandat e Beratit.

Klosi tha se tha se akuzat janë të pavërteta dhe ka shtuar se  Ina Zhupa dhe Sali Berisha po akuzojnë edhe se kandidati socialist në Sarandë do të ndërtojë pallate mbi varrezat aktuale, gjë sipas tij është një çmenduri që vetëm Berisha mund ta mendojë.

“Është çmenduri! Një nga akuzat që bëjnë është se kandidati që garon për Sarandën do shkuli varrezat dhe do ndërtojë aty palllate. Kjo është një çmenduri! Bashkia e ka deklaruar nuk ka asnjë, por zero, zero të vërtetë lidhur me këtë gjë.

Vetëm mendja e Sali Berishës, që e thotë Ina Zhupa, se nuk mendoj se është mendimi i saj, mund ta çoj në mendje se mund të shkulen varrezat dhe mbi to të mbillen pallatet.

Tani flet Ina Zhupa dhe Sali Berisha, dy njerëz që kanë konflikt të pastër interesi me tokat e grabitura në Ksamil dhe në Sarandë, dy njerëz që të afërmit e tyre kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashinj në zonën tonë dhe janë sot në SPAK dhe sot flasin për tjetërsim pronash”,-tha sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026