“Do shtojmë hetuesit” Dumani në Këshillin e Integrimit: Institucionet nuk denoncojnë

12 Prill 2024 | 10:06

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raporti këtë të premte në Këshillin Kombëtar të Integrimit në Kuvend, ku renditi disa nga problematikat me të cilat haset Prokuroria e Posaçme.

Dumani tha se viti 2023 shënoi një ulje me 42% të kallëzimeve penale në SPAK, të bëra nga institucionet publike në vend. Kreu i SPAK përjashtoi Policinë e Shtetit, për të cilën nënvizoi se vijon të ketë të njëjtin trend të numrit të denoncimeve si vitet parardhëse.

Gjithashtu Dumani tha se SPAK ka nevojë për një rritje të numrit të hetuesve të BKH, kjo dhe për shkak të bashkëpunimit të shtuar me partnerët e huaj.

“Një problematik që kemi adresuar është rënia e referimeve nga institucionet publike, ku nga raporti i depozituar në Kuvend por dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, evidentohet një rënie me 42% e kallëzimeve të institucioneve publike në Prokurorinë e Posaçme. Këtu, përjashtohet Policia e Shtetit e cila ruan një trend të njëjtë në raport me vitet e kaluar dhe vijon të jetë aktive me furnizmie dhe referime në Prokurorinë e Posaçme. Institucionet e tjera vërejmë që ka një rënie të kallëzimeve.

Po vlerësojmë shtimin e hetimeve të hetuesve të BKH.

Mbi 75% të hetimeve të procedimeve tona kryen nga hetuesit, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm duke u nisur dhe ngarkesa e madhe, por sidomos nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete gjyqësore të huaja.

Kam adresuar dhe dy problematika të tjera, mungesa e kompetencës për shqyrtimin për shqyrtimin e kompetencave të autoriteteve të huaja në ngarkim të shtetasve shqiptarë të dënuar për vepra të cilat janë kompetencë të SPAK. Zgjidhja e këtij problem kërkon ndërhyrje në ligj.

Një problematik e fundit është dhe mungesa e kompetencës lëndore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e eekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme”, Dumani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026