‘Do ta shohin po e provuan’, Berisha flet për fraksionet në PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ai dhe Kryesia i pranon si fraksion grupin tjetër në PD, përderisa kështu e parashikon statuti.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha nënvizoi se ata duhet të deklarojnë vetë që janë fraksion brenda partisë dhe me pas duhet të shohin se çfarë mund t’u jepet në bazë të statutit.
“Statuti i mëparshëm kishte nenin e përjashtimit, jam unë që kam hequr nenin e përjashtimit. Çfarë kërkon për fraksion? Kërkon kurajo të thuash që unë jam fraksion. Bën një platformë dhe ia paraqet shqiptarëve. Tani për tani, unë dhe Kryesia e PD-së do i pranoj si fraksion, përderisa është në statut. Unë nuk i quaj fraksion ata, le ta quajnë vetë veten.
Nëse ata si anëtarë dhe deputetë të PD-së dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha strukturat elektorale të kësaj partie, janë të mirëpritur. Nëse ata duan të krijojnë fraksion, nesër të thonë, kjo është statut, duam këtë dhe ata do e shohin nëse do e japin apo jo”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet