“Do të anulojmë fiskalizimin”, Basha takime me profesionistë të lirë, shpjegon programin ekonomik

13 Prill 2021 | 12:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njё takim me profesionistë të lirë në njësinë 7, në Tiranë.

Kreu i opozitës shpjegoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, për biznesin e vogël.

“Nuk është e rastësishme që ekonomia ka ngelur në vend numëro dhe në 8 vite janë ndërruar kush e di sa herë sistemet e taksimit të biznesit. I tillë është edhe i ashtuquajturi fiskalizim, një aferë e nisur prej kohësh, e denoncuar nga ne dhe gjetën një moment para zgjedhjeve që kanë bërë PPP do bëjnë edhe fiskalizimin”, u shpreh kryedemokrati.

Basha tha se procesi i fiskalizimit sipas tij është një aferë korruptive që do ta anulohet dhe hetohet.

“Plani ynë është i qartë, 600 deri në 2000 që do të paguajë biznesin i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë 2-fish krahasuar me 8 vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit. Kjo aferë do të hetohet deri në fund”, u shpreh Basha.

Lexoni gjithashtu:

Basha takim me gra profesioniste: Mungesa e bilancit ekonomik ka prishur ekuilibrat e shoqërisë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026