“Do të hyni në librin Gines”, irritohet Spaho: Pse ka frikë Rama, s’do e tolerojmë

16 Shkurt 2023 | 10:54

Deputeti Edmond Spaho ka konsideruar turp përjashtimin e kolegëve të tij nga seancat plenare.

Në fjalën e tij në Kuvend ai është shprehur se pa u plotësuar kërkesat e opozitës e cila ka kërkuar mocion me debat me kreun e qeverisë Edi Rama për aferën McGonigal, nuk do të lejojnë zhvillimin e asnjë seanca normale.

“Do të hyni në librin Gines për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat plenare. Zonja Felaj ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet Ram. Ne si opozitë bazuar në misionin tonë kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin. Pse nuk e mbani sencën, sepse nuk përgjigjet Rama.

A po është paralajmëruar që të mos flasë se çdo gjë që do të thotë do t’i  përdoren në gjyqet që po zhvillohen në SHBA. Kemi kërkuar dhe mocion me debat dhe çuditërisht ju nuk e vini ujin në zjarr dhe nuk pranoni të debatoni. Nuk do të ketë asnjë tolerim nga ne. Asnjë seancë nuk do të zhvillohet pa u diskutuar kërkesat tona. Doni ta konfliktoni situatën, është zgjidhja juaj. E keni shkelur rregulloren me këmbë dhe duar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues....
22:37 | 01/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026