“Garda shtyu gratë”- Këlliçi përplaset me gazetaren: Nuk jam i përjashtuar
Deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha për mediat se mos dhënia e fjalës për opozitën në Kuvend është një sjellje absurde që s’mund të anashkalohet më.
Ai nënvizoi se asnjë nga deputetët e opozitës nuk fyeu askënd, ama Garda madje preku me duar zonjat duke i shtyrë.
“I bëj thirrje të menjëhershme sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, zotit Gjonçaj, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla të zbatojë ligjin, të zbatojë rregulloren e Kuvendit. Në duhet të futemi në seancë plenare, Garda e Republikës të zbatojë ligjin,” – u shpreh Këlliçi.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu e pyeti Këlliçin për qëndrimin që do të mbajnë në rast se Byroja rrëzon kërkesën e tyre dhe përgjigja e tij ishte: “nuk më intereson”.
Biseda:
Belind Këlliçi: Ne duhet të futemi brenda. Unë duhet të futem në seancë parlamentare, kur të dali vendimi i Byrosë le të dalë.
Eksiola Shehu: Forcërisht?
Belind Këlliçi: Po pse duhet të më pyesësh a duhet të hyj forcërisht?
Eksiola Shehu: Jam duke ju pyetur sepse pak më parë ju dhe kolegët tuaj tentuat të hynit forcërisht.
Belind Këlliçi: Jo, nuk tentuam të futeshim ne forcërisht sepse e patë Garda e Republikës po tentonte forcërisht të na bënte presion dhe mos të na linte të hynim.
Eksiola Shehu: Sepse jeni i përjashtuar.
Belind Këlliçi: Nuk jam i përjashtuar, ja ku janë dokumentet. Ku e sheh ti që jam i përjashtuar?
Eksiola Shehu: Ju përjashtoi dje sekretariati i etikës.
Belind Këlliçi: Ja ku është ankimimi në zbatim të rregullores së Kuvendit. Mos merr përsipër të interpretosh rregulloren sepse nuk e di. Po jua sqaroj unë, e keni të shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk kemi punë në Byro, kemi çuar dokumentet dua të hyj në seancë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë