Do të jetë i huaj, zbulohet gjyqtari i njohur që do drejtojë finalen e “Final 4”

29 Prill 2025 | 13:13

Këtë të martë, u hodh shorti për ndeshjet e “Final 4”, ndërsa pas kësaj, Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zbuloi gjyqtarin që do të drejtojë finalen e madhe të Superligës, ku më 12 maj do të shpallet ekipi kampion i Shqipërisë.

Duka tha se finalen do ta gjykojë polaku Szymon Marciniak, një nga gjyqtarët më të vlerësuar në botë. Ai theksoi se kjo është një zgjedhje e rëndësishme për të shmangur çdo lloj aludimi për fituesin.

“Gjyqtar i huaj? Kjo diskutohet, pasi gjykimi është një faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivel dhe përgjigjet. Në ‘Final 4’ do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do të gjykojë të parën, nuk do të jetë në gjysmëfinalen e dytë, gjithçka është përcaktuar përmes shortit. Sot, duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do të jenë në pozita të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Szymon Marciniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin,” u shpreh presidenti i FSHF-së.

Szymon Marciniak

Duka gjithashtu komentoi mbi skemën e Superligës dhe mundësinë e ndryshimeve për sezonin e ardhshëm. Ai theksoi se ende nuk është vendosur nëse “Final 4” do të vazhdojë të përdoret edhe për vitin e tretë radhazi apo do të ketë ndryshime.

“Në fakt, në finale dalin stafet dhe futbollistët, presidentët kontribuojnë gjithashtu. Kjo skemë është diskutuar dhe, për ata që e kritikojnë, mund të them se është akoma më e bukur. Askush nuk e di se kush mund të dalë fitues. Ne duhet ta shijojmë ‘Final 4’, të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vendosim për sezonin tjetër. Çdo gjë do të jetë gati,” përfundoi Duka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026