Hidhet shorti për “Final 4”, cilat janë çiftet që rezervuan goglat për gjysmëfinalet
U hodh këtë të martë shorti për fazën e ndeshjeve të “Final 4”, mini-turneut që përcakton kampionen e re të Superligës.
Në shortin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër ekipet më të mira të sezonit të rregullt u ndanë në dy vazo: Egnatia dhe Vllaznia në të parën, Dinamo dhe Partizani në të dytën.
Çiftet gjysmëfinale të përcaktuara janë:
-
4 maj: Vllaznia – Dinamo
-
5 maj: Egnatia – Partizani
Të gjitha ndeshjet e turneut do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Finalja për vendin e tretë do të luhet më 9 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është planifikuar për 12 maj.
Sipas formulës së re të “Final 4”, Egnatia dhe Vllaznia – dy skuadrat e renditura në vendet 1 dhe 2 pas sezonit të rregullt – mund të kalojnë në finale edhe në rast barazimi në ndeshjet gjysmëfinale. Kjo është një avantazh për pozicionimin e tyre të lartë në klasifikim.

Shpërblimet dhe pjesëmarrja në Evropë:
-
Skuadra kampione do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.
-
Tre skuadrat e tjera do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin e parë të UEFA Conference League.
Përballja Egnatia – Partizani është përsëritje e finales së vitit të kaluar, ku triumfuan rrogozhinasit.
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit