“Tirana kishte fat që i shpëtoi rënies direkte”, Dabulla: Dinamo ishte e pamotivuar
I ftuar në “Max Sport” në EuroNews Albania, ish-futbollisti bardheblu Rezart Dabulla u shpreh se Tirana kishte një fat të madh që shpëtoi nga rënia direkte në Kategorinë e Parë.
Sipas tij, fati i madh i Tiranës ishte se kishte një bilanc më të mirë se Skënderbeu dhe Bylis, sepse në të kundërt, do të binte direkte pa pasur mundësi për të shkuar në Play Out.
Kjo pasi nëse do të ishte e kundërta, me një bilanc më të keq, me një barazim të Skënderbeu-Bylis, biskota e famshme, Tirana do të merrte vetëm vendin e 9, edhe me fitoren kundër Dinamos. Pra, Skënderbeu dhe Bylis shpëtonin, Tirana binte.
“Nuk duhet të fshihemi pas gishtit, Dinamo ishte e pamotivuar, vendin e dytë nuk e kapte dot më, vendin e tretë nuk ia hiqte njeri. Ndeshja e fundit e kampionatit, energji të shpenzuara dhe në Kupë, ishin të gjithë komponentët që flisnin në favor të Tiranës. Tirana kishte një fat të madh që, me Skënderbeun dhe Bylisin, në ndeshjen direkte me to ishte më lart. Se po mos të ishte, të jesh i bindur 100% që do dilte barazim Skënderbeu-Bylis dhe do dilte Tirana nga kategoria. Tirana është mësuar të jetë gjithmonë e para, mes më të mirave dhe tani, në 36 javë kampionat, të ketë 7 fitore, nuk ke çfarë të flasësh më. Ne, në kohën tonë, kur fitonim Kupën dhe dilnim në vendin e 2 në kampionat, kishim “zi”, nuk festonte njeri se nuk dolëm kampion”, tha Dabulla.
Kujtojmë se pas fitores 2-0 në javën e fundit ndaj Dinamos, Tirana “shpëtoi” duke arritur të kapë Play Out-in dhe të shpëtojë nga më e keqja, që ishte rrëzimi direkt në Kategorinë e Parë.
Tani, bardheblutë kanë në dorë fatin e tyre dhe janë më shumë se favoritë, pasi do të përballen me fituesin e ndeshjes Besa-Pogradec.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë