“Do të luftojmë deri në fund”, Zelensky fjalim në parlamentin britanik
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka adresuar parlamentin britanik të martën përmes një video-mesazhi.
Zelensky citoi Winston Churchill, udhëheqësin e Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa tha “Ukraina do të luftojë deri në fund”.
I was pleased to grant a request to allow President Zelenskyy to give a statement to the House virtually. Here you can watch the President's historic address to Members and Lords in the House of Commons Chamber. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/uifMIun5Vd
— House of Commons Speaker (@CommonsSpeaker) March 8, 2022
“Ukraina nuk do të dorëzohet dhe nuk do të humbasë”, tha ai.
Ai ka krahasuar betejën e Ukrainës kundër Rusisë me atë të britanikëve dhe nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botëore.
“Ju nuk deshët ta humbnit vendin tuaj kur nazistët u përpoqën ta merrnin atë”, tha Zelensky. “Dhe juve ju desh të luftonit për Britaninë”.
Më tej, presidenti i Ukrainës ka vlerësuar sanksionet kundër Rusisë, por përsëriti kërkesën e tij për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën.
Ai tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të hetuar Rusinë për krime lyfte iu ka dhënë shpresë se do të ketë pasoja për veprimet e rusëve. Por Zelensky tha se këto nuk mjaftojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun