“Do të murros”- Teta: Si Ervis Martinaj më mori peng në bodrum në Sauk, çfarë kërkoi
Blendi Teta i dënuar me 25 vite burg si një nga pjesmarrësit në vrasjen e ish-policit Santiago Malko ka rrëfyer në gjykatë se është rrëmbyer nga Ervis Martinaj. Ai ka deklaruar se në aplikacionin Sky Ecc një t me nofkën “tigri” ka ofruar 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka.
Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të vëllezërve Leonard e Elis Dukës, si dhe 4 personave të tjerë të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të 2019-ës. Viktima njihej si mik i ngushtë i të zhdukurit Ervis Martinaj ndërsa Blendi Teta i dënuar me 25 vite burg për këtë ngjarje ka rrëfyer episode të tjera mes përplasjes së dy grupeve.
“Në datën 8 ose 9 shtator të 2019-ës Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga cunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në katë të dytë. Ai ishte aty me disa nga antarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasin. Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksinë pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një bodrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit. A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin “Tigri” tek SKY ECC që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka”- tha Teta.
Për vrasjen e Santiago Malkos është dënuar me 28 vite burg edhe Ilir Selmani ndërsa për vëllezërit Duka si dhe Fatmir Hysenin, Oltion Logun, Aleksandër Manxhakun dhe Dritan Agajn procesi po zhvillohet veçmas. Leonard Duka është arrestuar në fillim të këtij viti në Belgjikë dhe Spak ka ndjekur procedurat për esktradimin e tij në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kush është “tigri” në Sky, dëshmia për vrasjen e ish-policit: Si më rrëmbeu Martinaj
- Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, rrëzohet kërkesa e avokatëve të vëllezërve Duka
- I përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vjet burg për Ilir Selmanin
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve