“Do të nxjerrë opozitën nga llogorja”, Manjani: Rama bëri ofertë të mirëambalazhuar

11 Shtator 2025 | 21:28

Duke komentuar kabinetin e ri të kryeministrit Edi Rama, juristi Ylli Manjani u shpreh në “NOW me Erla Mëhillin” se kreu i qeverisë bëri një ofertë politike të ambalazhuar mirë.

Manjani tha se, në tërësinë e vet, ajo që bie më shumë në sy nuk është përbërja e kabinetit, por koncepti i Edi Ramës mbi qeverisjen.

Sipas tij, është e vështirë të qortosh fjalimin e Ramës, pasi po ta dëgjosh, mund t’i vësh notën 10 nëse do të ishte një politikan i ri dhe jo një kryeministër që ka kaq shumë vite në pushtet.

Sa i përket emrave të rinj në qeveri, Manjani u shpreh se situata përshkruhet më së miri me shprehjen tiranase: “nusja e re me adetet e vjetra”.

Sipas tij, në politikën shqiptare ka rënë konkurrenca, dhe gjithçka është kthyer në një “one man show”, ku gjithçka varet nga humori i “të parit”.

Manjani shtoi se, mbi të gjitha, me shpalljen e kandidates për Bashkinë e Tiranës dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit, Edi Rama ka futur në punë edhe opozitën.

“Po bëj një analizë politike. Duhet të kuptojmë një gjë: ajo që ka hedhur sot Edi Rama në publik, unë mendoj që është një ofertë politike e mirëambalazhuar për disa gjëra të rëndësishme dhe, mbi të gjitha, ka futur opozitën në punë, e ka nxjerrë nga llogorja. Do bëhen zgjedhje në 6 bashki, është një e treta e popullsisë së vendit. Ça do bëjnë këta të opozitës? Do përgatiten për këto zgjedhje në këto bashki, apo do vijojnë të merren me vjedhjen e zgjedhjeve? Kush është më e rëndësishme: të flasësh për ato që ikën, apo për këto që do vijnë? Por opozita duhet të ketë rol për të luajtur në parlament, si reforma zgjedhore, komisionet parlamentare, reforma territoriale etj. Nuk është çudi që brenda vitit të kemi ndryshime të tjera në qeveri, nëse konteksti ku jemi prishet. Ndryshimet që janë bërë në qeveri nuk kanë lidhje me punën e SPAK-ut,” tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026