“Do të shkrijë logon”, Spahiu: Strategjia e Berishës, ruajtja e monopolit opozitar

28 Korrik 2023 | 13:01

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha ka si strategji shkrirjen e logos së Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri pretendon ruajtjen e monopolit opozitar.

“Dihet qartë tashmë që mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit është Sali Berisha dhe ai i ashtuquajturi Këshill Kombëtar është me njerëzit e Sali Berishës. Unë mendoj që problemi më shumë se politik, tashmë është ligjor. Unë mendoj që gjykata duhet të shprehet qartazi dhe të mos vonojë procesin, por ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike dhe kujt i përket vula, patjetër i takon gjykatës që të shprehet.

Këta se kanë luftën me Edi Ramën, sot Foltorja ka një mision, shkrirjen e Partisë Demokratike sepse ka humbur shpresat që të marrë vulën e PD-së, për faktin sepse pushteti gjyqësor një, pushteti politik dy dhe diplomatët tre, ja kanë marrë njëherë e përgjithmonë. Pra, grupi i Foltores dhe Berisha e kanë humbur Partinë Demokratike dhe në luftën politike drejt suksesit duhet që të mbajnë monopolin e opozitës,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026