“Do të zëvendësojë Zegjineja”- Debate në Konferencën e Kryetarëve, mbyllet mbledhja

29 Maj 2025 | 10:49

Konferenca e Kryetarëve, e zhvilluar këtë të enjte në ambientet e Kuvendit, u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.

Mbledhja u mbyll pa miratimi e pikave të parashikuara të rendit të ditës, të cilat do t’i kalojnë për votim seancës plenare të Kuvendit.

Pikat e parashikuara për shqyrtim ishin:

  • Projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
  • Projektkalendar i punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025.
  • Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, lidhur me ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit.

Mbledhja u karakterizua nga debate të ashpra, veçanërisht mes deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kryetares së Kuvendit , Elisa Spiropali.

Bardhi kritikoi ashpër mënyrën si po funksionon Kuvendi, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe kontroll të plotë. Ai theksoi se Kuvendi është kthyer në “pronë private” të mazhorancës, duke mos lejuar çështje jashtë rendit të ditës.

“E keni kthyer Kuvendin në pronë private. Keni organizuar një seancë turpi, pa çështje jashtë rendit të ditës, duke mos respektuar rregulloren,” tha Bardhi.

Në një moment, Bardhi iu drejtua me ironi Spiropalit, duke thënë se ajo rrezikon të zëvendësohet nga “Zegjine Balluku”, duke iu referuar fitores së kandidates Zegjine Çaushi në qarkun e Fierit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026