“Do votojnë djalin e tyre”, Çela dhe Manja përplasen për kandidatin e Kukësit
Isuf Çela dhe Ulsi Manja kanë debatuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend sa i takon kandidatit të Kukësit për kryebashkiak dhe zgjedhjeve të së dielës.
Sipas Çelës, kuksianët do të votojnë kandidatin e opozitës sepse kanë nevojë t’iu vihet dinjiteti në vend, ndërkohë Manja kundërshtoi duke thënë se qytetarët atje do të votojnë dikë që banon dhe jua qan hallet sepse i kupton, jo dikë që “telekomandohet” nga Tirana.
Isuf Çela: Emisarët dhe sekserët rilindas rendin me vrap për t’jua blerë votën, gjënë më të shenjtë që ata kanë e bashkë me të edhe të ardhmen e fëmijëve, pa menduar për të nesërmen, por jam i bindur se qytetarët e Kukësit këtë radhë, as nuk do të shiten, as nuk do të blihen dhe ata do t’ju ndëshkojnë me votë, ju dhe përfaqësuesit tuaj atje. Prandaj sot nga kjo foltore kam një thirrje për socialistët e ndershëm kuksianë që më 24 shtator t’ju injorojnë me indiferentizmin e tyre duke ju abstenuar për turpin dhe nxirjen e faqes që përfaqësuesit tuaj i kanë bërë Kukësit dhe kuksianëve. Kukësi ka nevojë për t’i rikthyer dinjitetin dhe krenarinë e nëpërkëmbur nga përfaqësuesit e regjimit tuaj atje, prandaj qytetarët kuksianë më 24 shtator do të votojnë kandidatin e opozitës, z. Emri Vata, ish-oficer madhor i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit, njeri korrekt e me vlera të larta njerëzore, fjalë pak e punë shumë, që do të jetë avokati i tyre në zgjidhjen e halleve dhe problematikave të shumta që ata kanë e një shërbëtor i përkushtuar
Ulsi Manja: Nuk e kërkova fjalën për replikë sepse kam respekt për z. Çela, por meqënëse iu bëri thirrje socialistëve të Kukësit për ditën e diel, iu bëri thirrje dhe i ftoi të votojnë në datën 24, kandidatin e Partisë Demokratike në krye të bashkisë së Kukësit. I dashur Isuf! Kuksianët ditën e diel kanë zgjedhje për të zgjedhur të parin e qytetit të tyre, kanë dy alternativa në dispozicion. Sigurisht ne kemi kandidatin tonë atje, Albert Halilaj dhe socialistët e Kukësit e kanë ndarë mendjen për ditën e diel. Do të votojnë Albert Halilajn, por unë jam i bindur që banorët e Kukësit, përtej të majtës e të djathtës do të mbështesin një djalë të tyre që jeton, banon, baba i katër fëmijëve, jeton me dy prindërit e vet në Kukës dhe nuk është emigrant në Kukës, do të mbështesin djalin e tyre sepse Albert Halilaj i dashur Isuf e ndjen dhimbjen për Kukësin njësoj si ata që do t’i japin votën ditën e diel dhe nuk është kandidat që do të telekomandohet nga Tirana për të qarë hallet e banorëve të Kukësit apo aq më pak shpopullimin që i ndodh zonës së Kukësit. Kandidati juaj voton për Pandin në Tiranë e ju e çoni në Kukës.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve