Kuvendi njeh Gazment Bardhin si kreun e grupit të PD, Felaj: Nuk ka ndryshime

21 Shtator 2023 | 12:11

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të shumta lidhur me çështjen se kujt i takon drejtimi i grupit parlamentar të PD-së.

Në fjalën e saj drejtuesja e seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, deklaroi se është vënë në dijeni të shkresës ku 28 deputetë të PD konfirmojnë Gazment Bardhit në krye të grupit.

Ajo theksoi se Kuvendi nuk i është përgjigjur kësaj shkrese, për sa kohë është thjesht një konfirmim dhe nuk ka ndryshime në drejtimin e grupit të PD-së.

Sipas Felaj Kuvendi njeh Gazmend Bardhin si kreun e grupit parlamentar, por ftoi deputetët demokratë që problematikat t’i zgjidhin brenda grupit dhe jo në Kuvend.

“Kjo shkresa që mban titullin ‘njoftim’, dhe vetëm njoftim nuk është as nga forma, por është hartim, thotë: ‘Grupi parlamentar i PD diskutoi mbi situatën e paprecedentë të krijuar nga ana juaj, lidhur me kryesinë e grupit tonë, duke iu drejtuar Kryetares së Kuvendit’.

E çfarë do me thënë kjo? Është njoftim?

Dhe vazhdojmë në fund: ‘Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 16 të rregullores ne deputetët anëtarë të grupit të Partisë Demokratike ju konfirmojmë se kryetar është Gazment Bardhi, dhe vijnë më pas nënshkrimet. Dhe qartësisht konfirmimi nuk është ndryshim dhe s’ka nevojë të bëhet njoftim Kuvendit aty ku gjërat nuk kanë ndryshuar’, u shpreh Felaj.

Që të jemi të qartë, këtu folën deputetë jashtë grupeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë është i gatshëm të veprojë konform rregullores, prandaj i kërkon të gjithë deputetëve që janë pjesë formalisht e PD-së, pasi keni deklaruar vetë cilës parti i përkisni që në fillim, për këtë arsye ju bëjmë thirrje thirrin arsyes dhe bëjini vetë rregullimet brenda grupit parlamentar pasi këto nuk mund t’i bëjë Kuvendi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026