“Zgjidhni një herë problemet tuaja”, Felaj përplaset me Bardhin për kreun e grupit
Gazment Bardhi u përplas me nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj lidhur me kërkesën e depozituar prej tij, në cilësinë e kreut të grupit të PD, për futjen në rend të ditës të komisionit për reformën zgjedhore.
Bardhi i kërkoi Felajt të mos bënte interpretime, por vetëm të informonte kuvendin për një vendim që sipas tij ka marrë grupi parlamentar i PD.
“Nuk ka asnjë replikë me kryetaren e kuvendit. Nëse lexoni shkresën, thuhet se në datë 19, në mbledhjen e grupit është marrë ky vendim dhe ju duhet të lexoni vendimin. S’kemi bërë asnjë repolikë, kemi marrë një vendim si grup dhe ju jeni e detyruar ta lexoni pa bërë asnjë interpretim për grupin. Ju thjesht informoni seancën për vendimet e grupit të PD”, tha Bardhi.
Reagimi i Bardhit erdhi pasi Ermonela Felaj deklaroi se nuk do të lexojë asnjë njoftim për sa kohë kryetarja e kuvendit ka folur disa herë për këtë çështje.
Po ashtu, Felaj tha se nuk i takon kryetarit të kuvendit që të merret me anëtarët që i takojnë të njëjtit grup parlamentar.
“Nuk mund të akuzoni kryetaren e kuvendit që ka vendosur t’u nxisë të zgjidhni qëndrimet tuaja të brendshme”, tha Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës