Dodik për referendumet: Rusia ka kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës

30 Shtator 2022 | 08:39

Anëtari serb i presidencës së Bosnje Hercegovinës dhe lideri i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodik, deklaroi se Serbia duhet të ketë qëndrim në lidhje me referendumet në Ukrainë të organizuara nga Moska, sepse mbron integritetin e vet.

Sipas tij, në një kuptim formal, Rusia ka kërcënuar integritetin territorial të Ukrainës, shkruan Euronews Serbia.

Në lidhje me zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë, ai tha se dëshiron të kthehet në postin e presidentit të Republikës Srpska, sepse nuk ka të drejtë t’i ikë përgjegjësisë dhe mohon se është financuar nga Rusia.

Dodik synon të bëhet president i Republikës Serbe, entiteti autonom që i përket Bosnje dhe Hercegovinës.

Nëse e fiton këtë bast, sikurse pritet, ai synon t’i japë asaj një pavarësi të plotë, duke i ofruar Rusisë një rritje të ndikimit në Ballkanin Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026