Dogjani: Hasmi i tha gjyshit tim të zura, por nuk e vrau sepse ishte me gruan atë ditë

28 Prill 2026 | 22:15

Ish-deputeti dhe ish-drejtuesi i policisë Asllan Dogjani tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” e cilësoi shumë të rëndë vrasjen e çiftit të bashkëshortëve në Lezhë dy ditë më parë.

Sipas tij, kjo ngjarje nuk ka lidhje me kanunin, por me paaftësinë e shtetit për të parandaluar.

“Kanuni për mua nuk është trashëgimi nga e kaluara, por dështim i shtetit. Kanuni ka pasur rregulla të rrepta që, nëse do të zbatoheshin, nuk do të ndodhte kjo ngjarje. Kanuni nuk zbatohet vetëm në veri, por edhe në jug, pavarësisht se atje nuk emërtohen gjakmarrje. Kam pasur një rast në Fier kur isha drejtor policie. Më vjen një nënë në takim dhe thotë: kam ardhur të pyes, se kam dëgjuar je nga Kukësi, më ka vrarë djalin filani, ka dalë nga burgu dhe më sillet afër pallatit. Kam ardhur të pyes çfarë bën ti nëse të ndodh. I thashë, po të jap përgjigje si polic, e mora dosjen, gjetëm prova, ishin edhe gabimet e policisë, se ne merremi vetëm me gjykata, e arrestova, u dënua dhe sot e kësaj dite nuk ka marrë hak kush. Kur ndodh një vrasje futen ndërmjetësit që bisedojnë. Në asnjë lloj rasti kanuni nuk e lejon të vritet një grua. E kam pasur gjyshin plak gjaku, në një moment i del hasmi, ishte me gruan, i thotë të zura, ore budalla i tha, sot e gjete që jam me gruan. Keqpërdoret kanuni, po të vrisje një grua të digjnin shtëpinë, të largonin. Është mosfunksionim i shtetit”, tha Dogjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026