‘Doja që fëmijët të qeshnin’, shkrimtari Gaqo Bushaka rrëfen si lindi personazhi më i dashur i të gjithë brezave
Shkrimtari i njohur për fëmijë Gaqo Bushaka në një rrëfim për emisionin ‘Mirëmëngjes’, në Euronews Albania tregoi sekretet e personazhit të tij më të dashur, derrkucit Çufo me të cilin u rritën shumë breza fëmijësh.
Fillimisht libër, me pas i ekranizuar, Çufo u bë personazhi më i dashur i fëmijëve, që konkurronte denjësisht me personazhet vizatimorë të Disneyt. Shkrimtari tregon se nuk e kishte menduar në fillim që Çufo do të kishte këtë sukses.
“Në atë kohë ishte e vështirë buzëqeshje dhe nuk e dija që do të vinte një kohë që do të bëhej edhe më e vështirtë siç është sot. Dhe doja që fëmijët të qeshnin dhe kështu e konceptova këtë roman që në fillim. Më pas romani pati suksesin e vet dhe sot ka 40 vjet dhe vazhdon të shitet si libër i ri”, tregon shkrimtari.
Bushaka mban mbi supe 78 vite, dhe tregon se ende është duke shkruar historitë e Çufos, që është seria e 5-të dhe të fundit të tij.
Shkrimtari tregon se lidhja e tij me letërsinë për fëmijë është e hershme, që në rini, kur punonte si gazetar, por kujton se dëshira më e madhe e tij që në atë kohë ishte të punonte me fëmijët. Përveç humorit, ai shprehet se është kujdesur që t’i mësojë fëmijët edhe me shkrimin e saktë të gjuhës shqipe.
Rrëfimin e plotë të shkrimtarit Gaqo Bushaka e ndqini në videon më sipër.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet