English

“Doktori kërkon mandatin…” – Muça: Zhgënjimi e çon votën te Shehaj dhe Basha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Flogert Muça ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Baormetri” në Euronews Albania ku tha se sipas sondazheve demokratët e zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe nga Sali Berisdha si udhëheqës i saj janë të prirur të votojnë derivatet e dala prej saj.

- Advertisement -

Megjithatë ai shtoi se në përgjithësi votuesit e djathtë janë sërish më të prirur të besojnë te PD-ja se sa te partitë që kanë dalë si derivate i saj.

“Shifrat dhe sondazhi janë kokëfortë kur thonë se nga zhgënjimi që kanë pësuar demokratët nag doktori, kemi atë bjerje dhe atë shpërndarje te Shehaj, te Basha të 25% votuesve demokratë. Tjetra votuesit janë herë tifozë herë me logjikë. Këta me logjikë krahasojnë alternativat dhe thonë këta që kanë 12 vjet dhe këtyre të tjerëve që janë derivate që zihen me doktorin dhe krijojnë partitë e tyre, ata thonë më mirë është ky i pari.

Duke komentuar edhe besueshmërinë që liderët e partive kryesore kanë, Muça tha se tashmë një ndikim të madh e kanë edhe rrjetet sociale të cilat po përdoren sim jet fushate kryesisht nga tre partitë e reja të drejtuara nga Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori.

“Ne ishim mësuar të shikonim një fushatë me 3-4 eksponentë, Rama, Berisha, Meta. Tani na janë blinduar rrjetet sociale me secilin nga këta.  Ky inflacion i të konsumuarit politik mund të jetë kthyer në të kundërtën. Njerëzit ishin mësuar me 3 tani ke nëse jo të gjithë të paktën 8 që janë intensivë. I ke me banera, me sponsorizime në rrjetet sociale. Të gjitha këto e kanë vjelur opinionin public dhe e kanë bezdisur. Këta të rinjtë duan të shkojnë te njerëzit, duhet të shkojnë der më der të takojnë njeriun. Se dil bëjnë sponor, andej e këndej, ata ustallarët i kanë strukturat në terren”,-tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?