Doni të punoni në Gjermani? Ja kriteret për aplikim dhe pikët që nevojiten
Së fundmi qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Bledar Maliqi njohës i politikave të emigracionit tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se me projektligjin e fundit nuk ka nevojë që të njohësh gjuhën gjermane dhe aplikimi mund të bëhet oline edhe nga Shqipëria.
Ai tregoi se një numër i madh ekspertësh, kryesisht IT punojnë në Gjermani pa e pasur si kusht gjuhën gjermane.
“Gjuha gjermane përdoret si kusht në disa fusha si mjekësi apo arsim por nuk është domosdoshmëri në të gjitha fushat”, tha ai.
Sipas draftit të qeverisë gjermane, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare dhe për të kërkuar punë në Gjermani.
-Katër pikë për një kualifikim profesional.
-Tri pikë për përvojën e punës
-Tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.
-Dy pikë për njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
-Dy pikë për moshën e re (nën 35-vjeçare) ose
-Dy pikë për përvojë pune deri dy vjet.
-Një pikë për lidhjet me Gjermaninë, pra, nëse ke qëndruar më parë në Gjermani për së paku gjashtë muaj.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:18 Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare