Tomor Alizoti: Në Shqipëri nuk ka parti, edhe pas 30 vjetësh nuk dëgjohet mendimi ndryshe
Liderja e ardhshme e partisë së kancelares gjermane, Angela Mekel nuk do të garojë për Kancelare në zgjedhjet e ardhshme. Annegret Kramp-Karrenbauer dha dorëheqjen si lidere e Unionit Kristian Demokrat (CDU) për shkak të skandalit më të fundit, ku një kandidat u zgjodh kancelar i një landi me votat e të djathtës ekstreme.
Në studion e Ilva Now, Tomor Alizoti, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, por edhe një njohës i mirë i politikës gjermane, e cilësoi vendimin e znj. Karrenbauer si një gjë e pritur brenda CDU nisur nga rrymat e ndryshme që ekzistojnë brenda kësaj partie.
Teksa bëri një paralelizëm me realitetin shqiptar, z. Alizoti shprehu keqardhjen që në vendin tonë, edhe pas 30 vjetësh nuk ekziston kultura e institucionalizimit të mendimit ndryshe në parti.
“Mund të ketë një qëllim të përbashkët, por mendime të ndryshëm në një parti. Unë e them këtë bruto: në Shqipëri nuk ka parti. Parti do të thotë kur institucioni është mbi individët, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë kështu dhe nuk po bëhet ndryshe.
Unë mendoj se Shqipëria duhet të ishte më mirë. Dhe mendoj se rreziku më i madh në Shqipëri është Edi Rama. Po shkojmë në autokraci. Ndaj jam pozicionuar në atë parti, me të mirat dhe të këqijat e saj. Jam i detyruar unë, dhe shumë shqiptarë që të bashkohemi, pasi ky është terreni politik në Shqipëri”, – tha z. Alizoti.
Duke folur lidhur me dorëheqjen e kryetares së CDU, z. Alizoti, tha se një kosto të madhe për CDU pati qëndrimi i bëri Angela Merkel ndaj emigrantëve dhe pritja që i bëri në Gjermani, çka ngriti dozat e populizmit.
“E djathta ekstreme fitoi terren në Gjermani. Këtë po e ndjen edhe CSU, parti fituese në Bavari. Për CDU nuk ka surpriza, Karrenbauer nuk arriti dot të plotësonte figurën e kryetarit të CDU në historinë e saj, nuk veshi dot xhaketën e Merkelit, apo Helmut Kohlit, nuk i mbulonte dot. Politika kërkon njerëz me një farë sharmi politik. Merkelit ju hap rruga nga Kohl po ajo arriti ta zbehte Kohlin. Karrenbauer nuk e ka këtë lloj talenti, nuk u prit mirë në parti”, – tha Alzioti.
Sipas tij, kjo është një përplasje mes rrymave në CDU, dhe dorëheqja e kandidates për kryetare është humbje e linjës së Merkel.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…