Dorëheqja e Zaev dëmton ‘Open Balkan’ shprehen analistët
Analisti, Baton Haxhiu e konsideron dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev “jo për arsye morale”, por për shkak se nuk ka marrë atë që pritej nga Bashkimi Evropian. Sipas tij largimi nuk lidhet me humbjen në zgjedhjet lokale.
“Ka nënshkruar gjëra që nuk nënshkruhen. Nuk nënshkruhet humbja e identitetit për të ushqyer ambicien e Greqisë përmes BE. Kur i bëri këto nuk mori asgjë nga BE sepse i doli kundër Bullgaria që i kërkoi të ndryshojë historinë”, deklaroi ai.
Për Andi Bushatin, dorëheqja e Zaev është një goditje e madhe për Open Balkan pasi opozita në RMV është shprehur kundër.
“Kjo mund të përmbysë raportin dhe katër vende mund të jenë kundër dhe Ballkani i Hapur ngelet vetëm krevati dopio i Ramës dhe Vuçiç”, u shpreh Bushati.
Sipas Baton Haxhiut “Open Balkan” është reduktuar edhe në ide dhe se kjo iniciativë nuk mund të funksionojë pa hapur kufijtë dhe RMV.
“Nuk mund të funksionojë po nuk i hapi kufijtë RMV, do të jetë kohë e vështirë për Open Balkan”, deklaroi analisti.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin