Aneta Wollter: Nuk rrezikohet qeveria, asnjë parti në Gjermani s’bën koalicion me të djathtën ekstreme
Në një lidhje live me studion e Ilva Now, Aneta Wollter, anëtare e kryesisë së CDU, tha se vendimi i znj. Annegret Kramp-Karrenbauer për të hequr dorë nga kreu i partisë dhe rrjedhimisht nga kandidimi si kancelare e ardhshme, ishte një veprim shumë i papritur, që i kishte lënë pa fjalë të gjithë në kryesinë e CDU.
Ajo tregoi mesazhet që znj. Karrenbauer iu kishte dërguar përmes një letre të hapur të gjithë anëtarëve të kryesisë, një ndër të cilat ishte edhe kërkesa që kryetari i partisë dhe kandidati për kancelar të jenë një dorë, si e vetmja mënyrë sipas saj për të mbajtur të unifikuar partinë.
Teksa nuk mohoi faktin se brenda CDU ekzistojnë disa rryma të ndryshme, znj. Wollter u shpreh e bindur sa i përket të ardhmes së koalicionit të madh qeveritar, i cili sipas saj ka qenë shumë herë në prag të ndarjes, por ka mbijetuar.
Sa i përket rrezikut të AfD dhe ekstremit të djathtë në Gjermani, znj. Wollter u shpreh se rreziku i të djathtës ekstreme është real, por shtoi se të gjitha partitë në Gjermani e kanë në programin e tyre që nuk do të bashkëpunojnë me AfD.
“Rreziku është real, por AfD nuk ka marrë zgjedhës vetëm nga CDU, por edhe CSU madje edhe nga të majtët. Sidomos në lindje, situata është më e komplikuar. Të gjitha partitë politike në Gjermani e kanë në programin e tyre që nuk do të bashkëpunojmë me AfD”, – tha znj. Wollter.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…