Dorëhiqet prefekti i qarkut të Elbasanit

3 Shkurt 2025 | 21:55

Ali Mysliu, prefekti i Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Elbasan.

Dorëheqja ende nuk është firmosur nga kryeministri ndërkohë që Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale.

Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Ende nuk ka një emër për pasuesin e Z. Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026