“Në audiopërgjim dëgjohet qartësisht”, Artan Hoxha: Vrasjet në 21 janar janë bërë me urdhër

26 Janar 2026 | 13:42

Gazetari Artan Hoxha ishte të hënën në SPAK ku siç tha, dorëzoi kasetën origjinale të komunikimit të zinxhirit të gardës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011 ku u vranë 4 protestues.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Hoxha u shpreh se në audiopërgjimin që dorëzoi “dëgjohen qartësisht dhe cilësisht urdhrat  e dhëna nga komandanti i Gardës kur kanë ndodhur vrasjet në 21 janar”.

Sipas tij, audiopërgjimi, që me gjasë do t’i nënshtrohet ekspertizës në një laborator jashtë pasi SPAK nuk i kapacitetet, tregon më së miri se 4 vrasjet në 21 janar nuk ishin nga pakujdesia, siç kane vendosur gjyktatat më herët por ishin vrasje me dashje.

“Është një kasetë diktofoni, është dorëzuar origjinale që të bëhet edhe verifikimi, edhe materiali i parë që kam dorëzuar me sa di nuk është ekspertuar ende se nuk ka laboratorë, kështu që besoj se do bëhet jashtë. Është audio origjinale ku dëgjohet qartësisht dhe cilësisht urdhrat  e dhëna nga komandanti i gardës kur kanë ndodhur vrasjes në 21 janar. Ka një problem shumë të madh se jemi në vitin e 16-të dhe shumë vepra penale mund të jenë parashkruar. Burimi në këtë rast jep informacion mbi vrasjet e ndodhura në bulevard, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se ka denoncuar një krim shtetëror, ka bërë një shërbim shumë të madh pasi gjykatat e mëparshme i kanë cilësuar vrasje nga pakujdesia. Vrasjet janë bërë me urdhër dhe kishte një hierarki që komandonte gardën, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se denoncon një krim shtetëror”, tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026