Dorian Teliti analizon zgjedhjet e 9 nëntorit: Tirana ka 2 kandidatura
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka analizuar zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, që do të zhvillohen në pesë bashki të vendit dhe ku do të jenë në garë gjithsej 13 kandidatë për kryetar bashkie.
Gjatë një deklarate për mediat, Teliti u ndal te gara në Tiranë duke theksuar: “Kryeministri Rama ka ndërhyrë në momentin kur kandidatura e tij po cënohej, ashtu siç e ka thënë vetë se vota për Ogerta Manastirliun është votë për mua,” – tha ai.
Sipas Telitit, kandidatura e Ogerta Manastirliut nuk është pritur mirë në kryeqytet, ndërsa nga ana tjetër, Florian Binaj përfaqëson një alternativë të pavarur që gëzon mbështetjen e forcave opozitare.
“Kandidatura e Binajt është e pavarur në formatin e saj dhe mbështetet nga opozita. Ai po zhvillon një fushatë ndryshe, jo me strukturat klasike politike, por me mbështetjen e qytetarëve dhe strukturave opozitare,” – shtoi Teliti.
Ai nënvizoi se fushata e Binajt është konceptuar ndryshe nga të tjerat dhe është mirëpritur nga qytetarët.
“Nuk ka surpriza, kjo është mirëpritur. Binaj është një figurë e pëlqyeshme. Në fushatën elektorale zyrtare, figurat do të përballen drejtpërdrejt për të parë se kush do të jetë ai që do të bëjë sfidën për debat,” – përfundoi Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:56 Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte