Dosja ‘Babale’, Salianji pritet të jetë i pranishëm në seancën e orës 14:00

4 Korrik 2022 | 12:15

Deputeti Ervin Salianji pritet të jetë i pranishëm në Gjykatën e Apelit të Tiranës për gjyqin për dosjen “Babale” që pritet të nisë në orën 14:00.

Nuk dihet ende nëse do të jetë i pranishëm në seancë avokati i Salianjit, pas bojkotit të seancave gjyqësore.

Para gjyqtares Edlira Pjetri, pritet të dalë edhe gazetari Jetmir Olldashi. Nuk dihet ende nëse do të ketë një vendim sot nga gjykata për këtë çështje.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salianjit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në seance në solidarizim me Salinajin.

Alibeaj e cilëson gjyqin si një orkestrim të pastër politik dhe hakmarrës të mazhorancës për shkak të qëndrimeve të forta të deputetit demokrat kundër qeverisë. Ndërkaq, Sali Berisha u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare të ndërhyjnë, pasi sipas tij “klanet e drogës me pushtet” duan të dënojnë Salianjin.

Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg. Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.

Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026