Dosja e MI5, mbretëresha Elizabeth nuk u informua për spiun në shtëpinë mbretërore

14 Janar 2025 | 22:39

Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II nuk u informua për gati 10 vjet se Anthony Blunt, një inspektor i pikturave të mbretëreshës dhe anëtar i familjes mbretërore, kishte pranuar se ishte një agjent i dyfishtë sovjetik.

Kështu sugjerojnë dosjet e sigurisë që më parë ishin sekrete.

Sipas The Guardian, dokumentet e deklasifikuara të MI5 hedhin dritë mbi mënyrën se si shërbimet e sigurisë mbajtën me kujdes lajmin se historiani i artit, i cili ishte pjesë e rrjetit famëkeq të spiunazhit, kishte pranuar fajin në prill të vitit 1964. Regjistrimet tregojnë se Mbretëresha u informua vetëm në vitin 1973.

Drejtori i përgjithshëm i atëhershëm i MI5, Michael Hanley, i kishte kërkuar nga Pallati Mbretëror që të ndërprisnin lidhjet me Blunt, i cili vazhdoi të mbante postin dhe madje u dekorua me titull kalorësiak pas pranimit të tij se kishte spiunuar për rusët ndërsa ishte një zyrtar i lartë i MI5, pasi ishte rekrutuar si pedagog në Universitetin e Kembrixhit në vitet 1930.

Dosjet, të lëshuara në Arkivin Kombëtar, tregojnë se sekretari privat i atëhershëm i Mbretëreshës, Michael Adeane, ishte informuar vetëm për qëllimin e MI5 për të marrë në pyetje Blunt mbi prova të reja në vitin 1964, por nuk u njoftua për rrëfimin e tij të vërtetë deri në vitin 1967.

Në vitin 1971, Ministria e Brendshme i tha Hanley-t për Blunt se “Mbretëresha nuk dinte asgjë për të dhënat e tij të sigurisë”.

Dosjet duket se vënë në pikëpyetje narrativën e mëparshme në raportimet mediatike dhe në libra, që pretendonin se Mbretëresha ishte informuar menjëherë pas rrëfimeve.

Nëse Mbretëresha ishte mbajtur në errësirë, ajo nuk ishte e vetmja.

Dosjet e sigurisë kanë treguar më parë se Alec Douglas-Home, i cili ishte kryeministër në vitin 1964, nuk ishte informuar deri kur rrëfimi u bë publik nga Margaret Thatcher në vitin 1979.

Blunt u lejua të mbante postin e tij mbretëror sepse “interesi më i madh publik ishte që asnjë ndryshim të mos bëhej i dukshëm në statusin e tij të jashtëm.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026