Dosja “Partizani”, Malltezi kërkon në gjyq transmetimin live të seancave
Është mbajtur këtë të hënë në GJKKO seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”. Nga të pandehurit, i pranishëm në sallë ishte vetëm Jamarber Malltezi, i dyshuar nga SPAK për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët.
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, kërkoi pavlefshmëri absolute për marrjen si të pandehur dhe njoftimin e akuzës për Berishën. Gjokutaj argumentoi se nga të dhënat e njoftimit të SPAK rezulton se Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete duke miratuar akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarber Malltezi. Ai shtoi se Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese dhe ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin.
Avokatët e Berishës argumentuan gjithashtu se hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit janë kryer me urdhër politik nga Edi Rama dhe se edhe ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ushtruar presion për hetimet ndaj Berishës.
Edhe Jamarbër Malltezi dhe avokati i tij, Klodian Skënderi, kërkuan pavlefshmëri absolute të akteve të Prokurorisë për njoftimin e akuzës dhe vendimeve të marra nga gjyqtarja Irena Gjoka. Avokati i Xhimi Begës kërkoi pavlefshmërinë e të gjitha akteve, ndërsa avokati i Fatmir Bektashit rezervoi të drejtën për të bërë kërkesa në seancën e radhës.
Prokurori i SPAK, Arben Kraja, deklaroi se do të dëgjojë të gjithë dhe më pas do të mbajë qëndrimin e tij.
Seanca u ndërpre dhe seanca e radhës është caktuar për datën 29, ora 11:00.
Gjithashtu, Jamarbër Malltezi kërkoi që gjyqi për dosjen “Partizani” të transmetohet live dhe kërkoi nga trupi gjykues lejen për praninë e mediave me pajisjet e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje