Dosja “Partizani” shtyhet sërish, vendimi për Berishën do të merret pas 11 majit
Është shtyrë përsëri seanca në lidhje me dosjen “Partizani”, ku sot pritej të merrej një vendim nëse çështja do të kalonte në gjykim apo jo.
Seanca u shty për një datë tjetër, që është pas zgjedhjeve, dhe është planifikuar të zhvillohet më 19 maj.
Arsyet e shtyrjes së seancës janë kërkesat e avokatëve të Berishës, të cilët kanë kërkuar që vendimet e dhëna nga gjyqtarja Irena Gjoka të shpallen të pavlefshme, për shkak se ata pretendojnë se ajo ka një dënim në Greqi.
Po ashtu, ata rikërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, e cila refuzoi kërkesën e tyre lidhur me vendimet dhe pretendimet për gjyqtaren Irena Gjoka.
Avokati Genc Gjokutaj tha se gjykata ka gjobitur Sali Berishën me 10 mijë lekë për zvarritjen e seancave. Më pas, Gjokutaj theksoi se ata kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi.
“Sot kemi ardhur nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi. Kërkesa ishte bërë nga avokatët, por Berisha u gjobit me 10 mijë lekë. Kjo është një çështje procedurale. Ne kërkuam që ky proces të vazhdonte në përputhje me ligjin, por gjyqtarja e refuzoi këtë kërkesë. Ne njoftuam gjykatën se do të kërkojmë pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve të Irena Gjokës, pasi disponojmë vendimin e dënimit në Greqi. Gjykata e refuzoi këtë kërkesë pa pasur vendim në dorë, dhe për këtë arsye kërkuam një përjashtim tjetër për këtë gjyqtare, e njohur si ‘Irena 2’. Një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të jetë gjyqtar, dhe kjo çon në pavlefshmërinë e të gjitha vendimeve të tij,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia