Dosja Veliaj, vijon sot seanca paraprake për kryebashkiakun në GJKKO
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet këtë të premte seanca e radhës për dosjen “Veliaj”, ku të pandehur janë kryebashkiaku i Tiranës, Ajola Xoxa bashkëshortja e tij, si edhe 28 persona e subjekte të tjera. Në këtë seancë pritet të paraqitet vijimi i mbrojtjes nga vetë Veliaj, nga bashkëshortja e tij si edhe nga dy biznesmenët e akuzuar, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha, si dhe shoqëritë që ata përfaqësojnë.
Gjatë seancave të kaluara, Veliaj ka deklaruar se nuk është njohur plotësisht me aktet, pasi nuk i është vënë në dispozicion dosja fizike, por vetëm një USB që nuk ka mundur ta hapë, pasi në qeli nuk disponon laptop. Ai ka kërkuar gjithashtu të mos mbahet në kafazin e xhamit gjatë seancave, por pranë avokatit, por kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO.
Në seancën e 5 dhjetorit përfunduan paraqitjet e mbrojtjes nga ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, si edhe nga avokatët e shoqërive “Byla” dhe “Eventus”.
Veliaj ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt dhe përballet me akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në nëntë episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Kryebashkiaku, që vazhdon të mbajë detyrën me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar akuzat duke i konsideruar ato të pabazuara në prova.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK reagon për pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës:Veliaj është njohur me aktet
- Fjala e plotë e Veliajt para GJKKO: Më është mohuar e drejta për tu njohur me aktet
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme