Dosja ‘Xibraka’, Saraçi shprehet kundër hetimit të SPAK dhe sulmeve ndaj Bardhit

12 Janar 2025 | 20:59

Dosja e Xibrakës është ajo çështje e cila ka ndezuar reagime te forta mes Gazmend Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama.

Nga njëra anë, Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbylljen e hetimeve për Olsi Ramën, për të cilin SPAK tha se nuk ka asnjë prove që e implikon në dosjen “Xibraka”. Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë provë të vetme lidhur me këtë çështje.

I ftuar në Euronews Albania, Romir Saraçi ka folur mbi reagimin ekryeminstrit, që sipas Saraçit, është një kërcënim i hapur ndaj Bardhit.

“E gjitha është për vlerë politike. Ka pasur shumë gjëra që e kanë bërë pis figurën e kryministrit. Propaganda bën punën e vet, mund t ia arrijë qëllimit për të pastruar figurën.

Një pikë që dua të ndalem është kërcënimi hapur për Gazmend Bardhin. Në momentin që kryeministri i vendit tenton që të lajë figurën e vet, nga ana tjetër është presioni për kundërshtarët që të stopohen për denoncimin e aferave e problemeve që ka figura e kryministrit.

Ishte një kërcënim i hapur ku kryeministri i tregoi burgun Gazmend Bardhit. I tha që të pret i njëjti fat si ai i Ervin Salianjit”, theksoi Saraçi.

Ai ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj punës së SPAK për këtë dosje të pa hetuar

“Roli i SPAK, ishte një veprim i turpshëm, nuk duhej të bëhej vegël politike para zgjedhjeve. Shumë prokuorë në SPAK, karrierën dhe fytyrën ia dedikojnë PS, por nuk duhet arrirë në këtë pikë që të mbyllet një dosje pa hetuar.

Nuk vë duart në zjarr as për denoncimin e Gazmend Bardhit, por SPAK duhej të verifikonte se kush ishte nëse jo Olsi Rama. Ata nuk e kanë si qëllim ta hetojnë këtë çështje”, tha Saraçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron...
12:44 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026