Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Reforma Zgjedhore, nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR

19 Shkurt 2026 | 10:42

Në draft-raportin e publikuar këtë të enjte nga Parlamenti Evropian, citohet edhe një pikë e rëndësishme, ajo e reformës zgjedhore. Në draft-raport thuhet se nuk janë zbatuar plotësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore.

Gjithashtu, tregohen shqetësimet lidhur me mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve.

“Vëren se Komisioni e vlerëson kuadrin zgjedhor të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve konkurruese, duke ritheksuar megjithatë shqetësimet lidhur me mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve; për këtë arsye u bën thirrje si shumicës ashtu edhe opozitës që të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe përfshirëse një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, dhe të zbatojnë plotësisht rekomandimet e mbetura të OSBE-ODIHR dhe të Komisionit të Venecias, shumë përpara cikleve të ardhshme zgjedhore”, thuhet në draft-raport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026