Drafti i Ramës, Kurti: T’ia propozojë Vuçiçit në takimin e radhës të Open Balkan

13 Qershor 2023 | 11:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat tha se nuk e ka lexuar draft statutin e dërguar nga Rama në Francë dhe Berlin.

Kurti theksoi se në radhë të parë Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve, ndaj i sugjeroi Ramës që këtë propozim si fillim duhet t’ia bëjë Vuçiçit për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

“Atëherë krejt çfarë unë propozoj është se Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë Vuçiç në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pasi në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Ndaj mendoj që në vend që Rama të propozojë për serbët në Kosovë, në Berlin dhe në Paris, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë kryeministri Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Lajm në...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026