Draft-statuti i Ramës për asociacionin, vjen për herë të parë reagimi i Kurtit

13 Qershor 2023 | 11:46

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me draft-statutin për asociacionin që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ia dërgoi Francës dhe Gjermanisë.

Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se Rama mendon se draft-statuti është i mirë, duke shtuar se nuk mund të hartohen drafte pa dakordim.

Me ironi, Kurti tha se Rama fillimisht të ia propozojë draftin presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.

“Kam kërkuar që të ketë një dakordim për parimet bazë. Nuk mund të ballafaqojmë letra dhe tekste kur nuk kemi dakordim paraprak për parimet dhe frymë. Unë nuk kam dyshim që Rama, beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt çfarë unë propozojë është se Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ja prezantoj Vuçiç në takimin e radhës  për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanocë”- tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026