“Drafti i fjalorit, publikohet nesër”, Rama: Ta mbrojmë gjuhën shqipe nga delirantët

21 Nëntor 2024 | 11:10

Në ambientet e Kryeministrisë u mbajt këtë të enjte Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, ku morën pjesë akademikë dhe gjuhëtarë shqiptarë nga i gjithë rajoni. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjuha shqipe do t’i mbijetojë sfidave të këtij shekulli dhe ndikimit të rrjeteve sociale. Madje, ai shtoi se shumë shpejt shqipja do të jetë një gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian.

“Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë sfidave të këtij shekulli, që kërcënojnë gjuhët në tërësi dhe rrënjët e njerëzimit në përgjithësi. Shumë shpejt do të jetë edhe gjuhë zyrtare në BE, ku, në mos gjuha më e lashtë e kombeve europiane, do të rreshtohet ndër më të rrallat e të veçantat mes tyre. Dua të them se ky Kuvend vjen edhe si produkt i Samitit të Tretë të Diasporës të mbajtur në Tiranë në nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku me komunitetin me disa përfundime dhe morëm disa angazhime,” tha Rama.

Kryeministri njoftoi se ditën e premte, 22 nëntor, që përkon me Ditën e Alfabetit, do të publikohet drafti i fjalorit të përditësuar të gjuhës shqipe. Sipas shefit të qeverisë, drafti do të hidhet në konsultim publik për të marrë opinione të vlefshme që mund ta përmirësojnë.

Rama tha se është detyra e akademikëve që ta mbrojnë gjuhën shqipe nga delirantët, të cilët dalin në rrjete sociale dhe hedhin hipoteza të paqena.

“Jemi në një moment historik sa i takon gjuhës, me prezantimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, që pas gjysmë shekulli përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave, me pjesëmarrjen e akademikëve dhe gjuhëtarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Nesër do të prezantohet drafti i këtij fjalori; them drafti, pasi fjalori do të hidhet në një konsultim publik dhe do të merren të gjitha ato opinione, sugjerime dhe vërejtje që mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence. Ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm, pasi jemi nën agresionin e barbarisë dhe lloj-lloj delirantësh injorantësh që gjejnë hapësirë përmes rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të jemi në mbrojtje dhe e kemi detyrim që gjuha të mos degradojë në pikën e moskthimit,” tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026