Drafti për Asocacionin, Rama i përgjigjet kritikëve: Armiku është mundur në 1999

9 Qershor 2023 | 19:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me kritikat për draft-statutin që ai ka propozuar për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.

Sipas tij të gjithë ata që akuzojnë pa ditur as përmbajtjen janë thjesht ata që kanë frikë mos humbasin armikun që iu krijon mundësi të flasin dhe të sillen si në llogore.

Kryeministri thotë se në fakt nuk ka asnjë armik dhe lufta ka mbaruar që në vitin 1999.

Deklarata e plotë:

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!

Ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur asgjë për projekt-statutin e ASM-së kanë frikë nga një gjë: se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë që përfundoi në ’99 kur armiku është mundur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026