Drejtësia lë në burg Lefter Kokën, në ditën kur ‘dërgon në shtëpi’ Alqi Bllakon
Lefter Koka do të qëndrojë në burg. Gjykata e lartë nuk pranoi të lehtësojë masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit i cili pretendon se vuan nga probleme shëndetësore. Koka mbahet prej 11 muajsh në qeli për aferat lidhur me inceneratorët.
Ditën kur gjykata e posaçme çoi në shtëpi Alqi Bllakon, Lefter Koka nuk arriti të merrte të njëjtën përgjigje nga drejtësia.
Ndryshe nga Gjykata e Posaçme, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për një masë me të butë sigurie për ish-ministrin e Mjedisit.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë edhe për 4 zyrtarë të tjerë të arrestuar për abuzimet me inceneratorët.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 me urdhër të SPAK, ndërsa në kërkim u shpallën Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Ndërkohë ish deputeti i PS dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, rifitoi një ditë më parë lirinë vetëm 8 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.
Ndaj ish-ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve