Drejtoresha e INSTAT: Kur pritet të publikohen rezultatet e censit të popullsisë

16 Janar 2024 | 13:23

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, mbajti këtë të martë një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.

Dhuli theksoi s etë dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave publika.

Drejtoresha e INSTAT theksoi se të dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.

“Do gati për publikim në qershor. Të dhënat do të bëjnë informacione mbi demografinë, arsimin, shëndetin, duke krijuar grupe statistikash për përdorimin e tyre. Bazë e fortë për planin e politikave dhe të bëjë pamjen e programit për pamjen e jashtme të publikut”, u shpreh Dhuli.

Mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh. 16,9 milionë euro ishte kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës. Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026