Drejtori i bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut, detaje nga plagosja në Kukës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri pas një konflikti.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit.
Mësohet gjithashtu se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente