Drejtori i ISSH nuk e pranon: Jo çdo pensionist është i varfër
Drejtori i ISSH, Astrit Hado komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania, sipas të cilave 84.7% e shqiptarëve mendojnë se pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë.
Hado i kundërshtoi shifrat, duke u shprehur se jo çdo pensionist është i varfër dhe çështja duhet trajtuar në mënyrë relative.
Sipas tij, sot ka familje të reja që janë në kushte shumë më të vështira ekonomike se një çift pensionistësh.
“Jo çdo pensionistë është i varfër. Pensioni është individual, në varësi të viteve të punës, profesionit etj. Shikoj më të varfër një çift të ri që nuk kanë një shtëpi dhe kanë edhe fëmijë në shkollë se një pensionist. Sigurisht që pensionistët janë të varfër, sepse masat e pensionit janë të ulëta por është relative”, tha Hado.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar