Drejtoria e Burgjeve miraton lejen për Belerin për t’u betuar në PE

14 Korrik 2024 | 10:37

Drejtoria e burgjeve miraton lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian, për t’u betuar si eurodeputet.

Beleri pritet të dalë nesër nga qelia, pasi leja për të nis që të hënën në orën 10:00.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se leja për Belerin do të jetë 5 ditore, dhe do të shoqërohet nga efektivët e burgjeve.

Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik. Ai pretendoi se kishte kryer 4/5 e dënimit.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet si kandidat i partisë Demokracia e Re në Greqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026

VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026