Drejtuesja e AKSHI-t, në bordin e NATO-s për Inteligjencën Artificiale
Vendet anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të nisin të përdorin një standard të ri certifikimi për çdo projekt të ri në fushën e të dhënave apo Inteligjencës Artificiale, për të ndihmuar industritë dhe institucionet.
Vendimi u mor gjatë takimit të 7 shkurtit në selinë e NATO-s, nga Bordi i Rishikimit të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale (DARB), ku Shqipëria përfaqësohej nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, e cila mban edhe statusin e Koordinatores Kombëtare të Shqipërisë në bordin e NATO-s për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale, për 2023-in.
Standardi i ri, i miratuar, do të nisë menjëherë zbatimin dhe do të kontrollojë cilësinë e projekteve në të gjitha vendet anëtare brenda vitit 2023 e njëkohësisht do të garantojë forcimin e besimit tek qytetarët dhe përdoruesit e teknologjisë, tek vendet anëtare të NATO-s.
“Përvoja e Shqipërisë në zhvillimin e shërbimeve publike online dhe digjitalizimin e shpejtë shihet me mjaft interes në vendet e Aleancës, për të cilat fola me shumë entuziazëm në këtë mbledhje të përbashkët”, tha drejtuesja e AKSHI-t, Karçanaj.
Në mbledhjen e mbajtur në selinë e NATO-s u ra dakord edhe për bashkëpunim në pilotimin e use case-ve, nga ku Shqipëria do të përfitojë sërish.
Po çfarë është DARB dhe cili do të jetë roli i Karçanajt si koordinatore e Bordit përgjatë këtij viti?
Bordi i Rishikimit të të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale shërben si një forum për vendet aleate dhe si pikë qendrore për përpjekjet e NATO-s, me qëllim zhvillimin dhe përdorimin me përgjegjësi të lartë të Inteligjencës Artificiale. Roli i Karçanajt, si koordinatore e Bordit përgjatë këtij viti, merr një vlerë të shtuar, prej vëmendjes dhe fokusit që do t’u jepet investimeve strategjike që po bëhen në Shqipëri në fushën e Teknologjisë së Komunikacionit.
Nëpërmjet DARB, aleatët dhe NATO-ja ofrojnë kontributin e tyre në përmirësimin e praktikave të platformave modulare të shpërdarjes (RAI), të cilat mundësojnë sisteme më të besueshme, të ndërveprueshme dhe më të sigurta, duke rritur kështu vazhdimisht cilësinë në raport me konkurrentët strategjikë dhe kundërshtarët e mundshëm.
Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 09:20 Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur